Gruaja amerikane fiton rekordin Guinness, ka flokët më të gjatë në botë 173 cm

schedule18:15 - 1 Shtator, 2023

schedule 18:15 - 1 Shtator, 2023

58-vjeçarja amerikane Tami Manis ka fituar një vend në Librin e Rekordeve Botërore Guinness pasi zyrtarisht ka flokët më të gjatë në botë me gati 173 cm të gjatë. Vlen të theksohet se Tami preu flokët për herë të fundit 33 vjet më parë, më 9 shkurt 1990.

Pasi fillimisht preu flokët e saj në nëntor 1989, banorja e Tenesit u pendua menjëherë për të, duke vendosur ta linte përsëri vitin e ardhshëm. Që atëherë, ajo nuk i ka prerë më.

“Gjëja më e çuditshme që më duket është se njerëzit më kujtojnë vite më parë”, tha Tami.

Në vitin 2022, Tami konkurroi në klasën “Femullet” të Kampionatit Amerikan të Mullet 2022 dhe përfundoi në vendin e dytë. Menjëherë pas kësaj, Guinness World Records hapi kategorinë e rekordeve më të gjatë të flokëve dhe Tami aplikoi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!