Gripi nënshtron Kukësin

schedule14:49 - 6 Shkurt, 2019

schedule 14:49 - 6 Shkurt, 2019

Është shumë i lartë numri i të prekurve nga gripi në zonën e Kukësit saqë urgjenca e spitalit në çdo kohë e mbipopulluar. Për shkak të mungesës së pediatërve janë mjekët e maternitetit, ata që po ndihmojnë kolegët e tyre për t’u dhënë ndihmën e shpejtë fëmijëve me viroza.

Fëmijë që shtrohen në ambientet e këtij spitali çdo ditë. Gripi duket se ka nënshtruar popullatën e Kukësit. Urgjenca është e mbipolluar me të vegjël të prekur nga gripi dhe virozat respiratore. Mjekët tregojnë për fluksin e lartë, por nuk japin alarm për rrezik.

Ajo çfarë duket shqetësuese në këtë situatë ka të bëjë me mungesën e mjekëve në spital. Nga katër që duhet të kishte pavioni i peditarisë, ndodhen vetëm dy mjekë për fëmijë. Mjekët e maternitetit u kanë shkuar në ndihmë atyre të urgjencës.

Virozat dhe gripi ka prekur të gjitha zonat e vendit. Numri më i lartë i shtrimeve është i fëmijëve dhe i të moshuarve. Autoritetet shëndetësore kanë komunikuar për jo rrezik nga gripi AH1N1. Megjithatë tre raste vdekjeje janë konfirmuar zyrtarisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!