Shkon në tre numri i viktimva nga gripi. Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi se 37 vjeçari nga Gramshi, i cili humbi jetën një ditë më parë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ishte prekur nga virusi i gripit AH1N1. Ndërkohë në reanimacionin e spitalit të mushkërive, dy pacientë të tjerë ndodhen në gjendje kritike. Vetëm javën e fundit rreth 19 mijë persona sipas Institutit te Shëndetit Publik janë diagnostikuar me probleme në rrugët e frymëmarrjes. 200 prej tyre konfirmohen si të perkur nga gripi AH1N1. Specialistët i bëjnë thirrje qytetarëve sidomos atyre me sëmundje kronike, të vaksionohen dhe të evitojnë mjediset e mbyllura dhe të mbipopulluara./abcnews.al
Gripi në Shqipëri, 3 viktima
schedule19:15 - 5 Shkurt, 2019
schedule 19:15 - 5 Shkurt, 2019