Gripi, kurba e rasteve rritet sërish, mjekët: Në javën e dytë të shkurtit arriti kulmi

schedule15:27 - 16 Shkurt, 2024

schedule 15:27 - 16 Shkurt, 2024

Kur mendohej se vala e të infektuarve me grip e infeksione të tjera të rrugëve të frymëmarrjes në Shqipëri po binte, ajo arrinë një tjetër kulm.

Pas pikut të qarkullimit të viruseve  mesin e janarit sipas Insitutit të Shëndetit Publik  javën e dytë të shkurtit u shënuan vlerat më të larta deri tani.

Mbi  17 700 persona kërkuan ndihmën e mjekëve në qendrat shëndetësore në vend. Rreth  3500  të sëmurë më tepër se dimrin e shkuar.

Për numrin e rasteve kryeson Tirana  ndërsa më të prekur janë fëmijët.

Fruthi ndërkohë  është përhapur në katër qytete dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 26. Kryesisht janë  fëmijë 1 deri në 14 vjeç dhe dy të rritur.  Kryeqyteti  me nivelin më të ulët të vaksinimit ka dhe numrin më të lartë të rasteve.

Pjesa më e madhe e të prekurve nga fruthi  kanë marrë trajtim në spital. Aktualisht mjekët thonë se  janë në gjendje të mirë shëndetësore.  Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik   I bëjnë apel mjekëve të familjes   për të  raportuar  çdo rast të dyshuar me fruth./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!