Gripi i syrit/ Mjekët: Janë shtuar rastet, mund të çojë në verbim

schedule15:45 - 6 Shkurt, 2024

schedule 15:45 - 6 Shkurt, 2024

Gripi i syrit po përhapet me shpejtësi tek qytetarët në Tiranë.

Çdo ditë në qendra shëndetësore, një mjek okulist viziton të paktën 5 pacientë që rezultojnë të prekur nga ky virus dhe këtë situatë ata e cilësojnë alarmante, për shkak të dëmeve që shkakton ky virus në shikimin e pacientit.

Mjekja okuliste në qendrën shëndetësore 8 në Tiranë, Rezarta Shkurti thotë se ky grip ka prekur të gjithë grupmoshat. Koha e gjatë që i duhet pacientit për t’u shëruar është një nga disavantazhet e këtij infeksioni në sy.

Gripi i syrit është i ngjashëm me një infeksion nga faktorë të tjerë bakteriale dhe kjo shpesh i bën pacientët neglizhentë për t’u paraqitur tek mjeku okulist. Por mjekët thonë se mostrajtimi në kohë mund të bëhet shkak për dëmtime serioze deri në humbje shikimi./abcnews.al