Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Korçë, Iljon Thanasi këtë të enjte ka qenë i ftuar në ABC Live ku ka dhënë detaje në lidhje me përhapjen e gripit të shpendëve në Prespë në anën Greke.
Thanasi në fjalën e tij është shprehur se fatmirësisht deri më tani në anën tonë nuk është konfirmuar asnjë rast i pelikanëve të sëmurë apo shpendëve të tjerë dhe pse sipas tij jemi të rrezikuar dhe banorët duhet që të bëjnë kujdes.
Ai ka bërë thirrje banorëve që të mos prekin me dorë asnjë shpend të ngordhur që mund të shikojnë në liqen, por të njoftojnë menjëherë autoritetet përkatëse.
‘Jemi shumë të rrezikuar që grip të vijë dhe në Shqipëri. Pelikani në pjesën greke filizon në pjesën greke dhe është i përqendruar në atë pjesë. Duke qenë se popullata është e përqendruar në Prespën Greke nuk kemi pas pelikanë të ngordhur në anën tonë. Në këtë moment ndodhen aty dhe aty janë gjetur dhe të ngordhur. Tre vendet Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë masat që duhen. Të gjithë banorët e Prespës nëse shikojnë një pelikan të ngordhur ose ndonjë shpend tjetër të ngordhur në liqen nuk duhet që ta prekin por duhet që të kontaktojnë administratën e parkut ose administratën e zonave të mbrojtura në Korçë”, ka thënë ai./abcnews.al