Procesi i groposjes së pulave në Durrës po shkon drejt fundit.
Nesër në mëngjes do bëhet eleminimi i 240 krerëve të fundit të shpendëve, të cilat më pas do të groposen ne vendin e caktuar ne kodrat e fshatit Shilore të bashkisë Shijak.
Në tre kompanitë: Reas, Ovital dhe Aiba kanë ngordhur mbi 1 milion pula, pjesa më e madhe i takon kompanisë Aiba.
Ndërkohe prokuroria po kryen hetime për mënyrën e menaxhimit të situatës, sidomos mënyrën e respektimit të karantinimit./abcnews.al/

