Gripi i shpendëve në Tiranë/ Ministria e Bujqësisë: Zbulohet një vatër në Mëzez

schedule15:34 - 2 Nëntor, 2024

schedule 15:34 - 2 Nëntor, 2024

Një vatër e gripit të shpendëve është konfirmuar në fshatin Mëzez në Tiranë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se sëmundja e influencës aviare është  konstatuar në një  fermë oborri familjare. Shërbimi veterinar, sipas Ministrisë, ka karantinuar vatrën me qëllim  parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar lëvizjen e shpendëve nga fermat e zonave pranë Tiranës, Vorës dhe Kamzës  si dhe tregtimin e shpendëve të gjallë  në mjedise të hapura dhe tregje.

Ndërkohë që për çdo dyshim I kërkon fermerëve të komunikojnë me shërbimin veterinar rajonal. Sipas ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural deri më tani nuk ka prova epidemiologjike dhe shkencore se ky virus transmetohet nëpërmjet konsumit të produkteve me origjinë shtazore.

Megjithëkëtë  rekomandohet që konsumi i këtyre produkteve të bëhet pas trajtimit termik, me temperaturë të larta mbi 75 gradë celcius.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!