Gripi i rikthyer më agresiv dhe qarkullimi i Covid-19 prej disa javësh ka sjellë fluks të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Doktor Ardian Qosja, pneumolog në spitalin Hygeia, thotë se është e vështirë për të diferencuar gripin nga Covidi, por këshillon paraqitjen te mjeku nëse temperatura e lartë vazhdon edhe pas ditës së dytë.
“Është e vështirë për ti diferencuar virusin e gripit nga ai i Covid. Fillojnë të dyja me të njëjtën klinikë. Pak rëndësi ka në ditët e para për të diferencuar, pacienti duhet të jetë i kujdesshëm që të mos e neglizhojë këtë situatë pas ditës së dytë nese kjo temperaturë vazhdon duhet të kontaktojë me mjekun. Është i rëndësishëm faktori kohë. Sa më shpejt të paraqitemi te mjeku.
Shenjat kryesore janë pothuajse të njëjta në ditët e para, dhimbje koke, temperaturë, kolla, dhimbje fyti, dobësia muskulare, ndërsa ajo që bën diferencën midis gripit të zakonshëm dhe Covidit, covidi jo vetëm që persistojnë këto simptoma për një kohë të gjatë, por efektet i ka më të shprehura, kollën e ka më të fortë dhe vazhdon në kohë.
Ndërsa gripi periudhën e intubimit më të shkurtër 1-2. Ndërsa periudha e inkubacionit të Covid është me gjatë nga 2-14 ditë. Në rastin e Covid po shikojmë një prekje sa më të fortë edhe në aspektin e dhimbjes së stomakut, të vjella”, tha mjeku. Prekja nga Covidi, por edhe gripi sjell dëmtime në mushkëri. Mjeku rekomandon se nuk duhen neglizhuar shenjat e pacientit.
“Është e rëndësishme që të kuprojmë se ky është një virus që zbret menjëherë në rrugët e frymëmarrjes. Taponët podalin fals negativë sepse Covid zbret në rrugët e mëposhtme. Duhet të jemi të kujdesshëm që të cojë në bronkopneumoni. Efekti kohë është shumë i rëndësishëm. Dëmtimet që jep Covid janë permanente.
Sa më shpejt të marrim masa, ta parandalojmë këtë lloj prekje opranore të mushkërive. Është organi që preket më shumë edhe nga gripi, por edhe Covidi që të con drejt një pneumonie. Tamponi në shumë raste mundet edhe të japë fals negative. Duhet të jemi të kujdesshëm tek shenjat që pacienti referon.”, shtoi ai.
Moshat që duhet të kenë më shumë kujdes janë ato mbi 60 vjeç, të sëmurët kronikë dhe fëmijët e vegjël. /abcnews.al