13 viktima dhe dy persona të zhdukur është bilanci tragjik i një grindeje mes shoferit të nëj autobusi dhe një pasagjereje që ankohej për faktin se ai nuk ndaloi në stacionin e duhur. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kinë.
Një grindje mes shoferit dhe pasagjeres në një autobus është shkaku i një aksidenti rrugor në Kinë, ku autobusi u përplas me një automjet, dhe më pas ra lumë, duke shkaktuar 13 viktima dhe dy të zhdukur.
Policia vendore, sipas raportimeve të mediave kineze, ka vendosur të publikojë të premten tetë sekondat më dramatike të videos
Shkak për situatën e tensionuar u bë fakti që shoferi nuk ndaloi në stacionin që kërkonte gruaja. Video është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe tregon fillimisht përplasjen fizile mes shoferit dhe gruas, e më pas dinamikën e gjithë ngjarjes deri në momentin e rënies së autobusit në lumë.
Kërkimet kanë bërë të mundur gjetjen e 13 trupabe të pajetë ndërkohë që dy persona rezultojnë të zhdukur. Policia është e sigurtë se nuk ka të mbijetuar./abcnews.al