Rikthimi te Atletico Madrid në fillimin e këtij sezoni që sapo lam pas, rezultaoi të ishte lëvizja perfekte për “fantazistin” francez të sulmit, Antoine Griezmann, i cili mund të thuhet me plot gojë që u kthye në një “protagonist” të vërtetë për “los colchoneros” këtë edicion të La Liga.
Performanca të tilla e vunë 32-vjeçarin, në qendër të merkatos, me “gjigandët” francezë të PSG, që e kërkojnë atë në skuadër, mirëpo ditën e sotme vetë lojtari ka hedhur poshtë këto aludime, teksa ka theksua se është shumë i lumtur tek Atletico Madrid.
“Unë e kam thënë disa herë se jam shumë i lumtur tek Atletico Madrid dhe qëllimi im kryesor është të fitoj La Liga-n me ta sepse nuk kam qenë kurrë në gjendje ta bëj këtë dhe atëherë pse të mos bëj diçka të madhe në Champions League? Për momentin jam mirë tek Atletico, jam i lumtur, edhe familja ime është gjithashtu dhe nuk do të ketë asnjë transferim”,- u shpreh francezi.
Ndërkaq, kujtjomë se këtë sezon që sapo lam pas, Griezmann zbriti plot 48 herë në fushë për “bardhekuqtë” e Madridit, ku tundi plot 16 herë rrjetën, si dhe asistoi shokët e tij 19 herë të tjera. /i.m /abcnews.al