Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Griezmann largohet nga Spanja, francezi ka një shans të madh për të luajtur në Premier League

schedule21:54 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 21:54 - 21 Dhjetor, 2022

Drejtuesit e Manchester United i ofruan 60 milionë Atletico Madridit për Antoine Griezmann, sipas mediave britanike.

Griezmann u rrit në Sociedad dhe më pas luajti për Atleticon nga 2014 në 2019. Më pas ai kaloi te Barcelona, ​​e cila e dërgoi në huazim te Atletico vitin e kaluar.

Klubi madrilen dhe Barcelona ranë dakord pak muaj më parë që katalanasit do të merrnin 20 milionë euro dëmshpërblim për futbollistin francez, i cili nënshkroi kontratë deri më 30 qershor 2026.



Griezmann shkëlqeu në Botërorin e Katarit, teksa me kombëtaren franceze fitoi titullin e zëvendëskampionit të botës.

Mediat britanike theksojnë se drejtuesit e Manchester United janë ende në kërkim të një sulmuesi, i cili duhet të zëvendësojë Cristiano Ronaldon. Portugezi u largua nga klubi Old Trafford pak para Kupës së Botës në Katar.

Drejtuesit e klubit anglez u interesuan për disa futbollistë, por ata vendosën për francezin, i cili mund të luajë në disa pozicione në skuadër.

Drejtuesit e Atleticos kanë marrë një ofertë prej 60 milionë eurosh për Griezmann. Drejtuesit e klubit spanjoll po shqyrtojnë një ofertë për futbollistin francez, i cili pas disa javësh mund të kalojë në Manchester. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!