Griezmann kriset me Atletico Madrid

schedule13:35 - 5 Korrik, 2019

schedule 13:35 - 5 Korrik, 2019

Antuan Griezmann është emri që pritet të krisë raportet mes skuadrës së Atletico Madrid dhe Barcelonës. Futbollisti francez ka lajmëruar largimin nga Los Kolchoneros fundin e sezonit të kaluar, por është ende nën kontrate me Atletico Madrid. Destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Barcelona që kanë një interes të jashtëzakonshëm për futbollistin e kombëtares franceze.

Mediat në Spanjë aludojnë se futbollisti ka nënshkruar një parakontratë me skuadrën kampione në fuqi të Spanjës, çka e ka irrituar jo pak Presidentin e skuadrës se Atletico Madrid, Enrike Kerezo. Ai e bëri të qartë se nëse palët kanë gjetur akordin do të ketë pasoja si për Barcelonën ashtu edhe për Griezmann.

“Të jem i sinqertë nuk e di nëse Griezmann ka firmosur një marrëveshje me Barcelonën. Nëse është e vërtetë ajo që thuhet do të ketë pasoje për të dyja palët. Klubi nuk është në dijeni nëse ai do të shkoje ose jo te Barcelona. Duhet të pritet pak ditë për të zbuluar të ardhmen e Griezman”, tha presidenti i Atletiko Madrid.

Klauzola e Griezmann zbriti në datën 1 Korrik nga 200 milinë euro në 120 milionë euro dhe Barcelona është e gatshme të paguajë klauzolën e 28-vjeçarit. Atletiko ka gjetur menjëherë pasuesin e Griezmann, i cili është Joao Feliks. Madrilenët shpenzuan plot 124 mln euro për shërbimet e 19-vjeçarit i cili është shndërruar në futbollistin më të shtrenjtë në historinë e klubit spanjoll.

“Është një goditje e madhe nënshkrimi me Feliks. Ai u kërkuar nga shumë skuadra në Europë dhe ne jemi me fat që futbollisti preferoi të luante për Atletikon. Nuk mund të them nëse është apo jo në nivelin e yjeve të tjerë, por këtë do ta tregojë koha”, tha presidenti i Atletiko Madrid, Enrike Kerezo.

Los Kolchoneros janë përforcuar dukshëm në merkato dhe pritet të zhvillojnë një tjetër sezon madhështor./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!