Griezmann i “shkel syrin” amerikanëve: Do të preferoja kalimin në MLS, para Arabisë Saudite

schedule20:36 - 12 Shtator, 2023

schedule 20:36 - 12 Shtator, 2023

Të shumtë ishin lojtarët, të cilët pranuan të kalonin për shifra “stratosferike” nga klube “gjigande” në Evropë, për kampionatin arab të futbollit, mirëpo përveç atyre që pranuan milionat suadite ka dhe nga ata lojtër të cilët refuzuan kalimin në Lindjen e Mesme.

Ndër ta është dhe “fantazisti” francez i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, i cili për mediat, në prag të miqësores së luksit ndaj Gjermanisë, është shprehur se preferon më shumë kalimin në MLS, sesa në kampionatin arab të futbollit,

“I kuptoj shumë mirë lojtarët që kanë zgjedhur të luajnë në Saudi Pro League, po flasim për shifra të larta. Të gjithë duan që të sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre madje dhe të nipërve të tyre. Aty kanë mundësinë të luajnë mirë dhe të tregojnë talentin e tyre.

A do të shkoja unë? Kam një familje, nuk është e lehtë për mua të marr një vendim të tillë. Megjithatë i qëndroj atyre që kam thënë, të luaj në MLS ngelet prioritet për mua”,- është shprehur “fantazisti” francez. /i.m /abcnews.al