Rifitimi i “zemrave” të Atleticos nuk ishte diçka e lehtë për “fantazistin” e sulmit francez, Antoine Griezmann, i cili u rikthye te madrilenët për 20 milionë euro, pas dështimit të aventurës së tij, me fanellën e Barcelonës.
Për mediat, Griezmann u shpreh se ishte shumë e vështirë fitimi i zemrave të tifozëve, teksa shtoi se ka shumë të nevojshme mbështetjen e tyre, për të dhuruar performanca të nivelit të lartë.
“Largimi im i lëndoi shumë tifozët. Ata më dhanë gjithçka dhe në fund u largova sepse kisha nevojë. Si tifoz, edhe unë do të isha shumë i zemëruar. E meritova. E përula veten dhe punova për t’i rifituar. Kushdo që më njeh e di se kam nevojë për dashurinë e tyre, mbështetjen e tyre për të luajtur në nivelin më të lartë”,- është shprehur francezi. /i.m /abcnews.al