Antoine Griezmann la Atletico Madrid për t’u transferuar te Barcelona për shumën e 120 milion eurove korrikun e vitit të kaluar. Një vendim negativ deri tani, për kampionin e botës dhe klubin katalanas, teksa ky operacion ka lumturuar vetëm “Colchoneros”.
Përshtatja me skemat e Barçës nuk ka ndodhur akoma dhe raporti me Leo Messin nuk është më i miri. Sulmuesi 29-vjeçar po kalon një moment të vështirë, rreth të cilit flet Blaise Matuidi për Canal Football Club.
33-vjeçari u largua nga Juventusi në gusht për t’u transferuar në futbollin amerikan. Matuidi firmosi me Inter Miami në MLS, aty ku po luan bashkë me Gonzalo Higuain. “Antoine është akoma i ri dhe luan për një nga klubet më të mëdha në botë. Duhet ta kalojë këtë moment të vështirë që po përjeton te Barcelona.
E presin disa vite të mira te katalanasit, pasi ka një kontratë të gjatë. E ardhmja e tij? S’e di çfarë do të ndodhë. Nëse një ditë do të ketë dëshirë të vijë tek Interi, do të jetë i mirëpritur“, deklaron mesfushori i klubit amerikan dhe shoku i Griezmann në kombëtare. /abcnews.al