Griezmann doli i dëmtuar nga “San Siro”, Atletico Madrid pret me ankth rikuperimin e francezit

schedule15:15 - 21 Shkurt, 2024

schedule 15:15 - 21 Shkurt, 2024

Atletico Madrid është duke kuruar plagët e marra në “San Siro” pas humbjes minimale ndaj Interit, në ndeshjen e vlefshme për 1/16 të Champions League dhe pas tre javësh do të rikthehen për të luajtur kartën e fundit në Madrid.

Alvaro Morata është rikuperuar, por tani spanjollët janë të shqetësuar për gjendjen e Antoine Griezmann. Sulmuesi francez u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 78’ për shkak të një problemi në kyçin e këmbës së djathtë.

Ish-lojtari i Barçës u largua nga fusha me dhimbje e duke e mbajtur kyçin me dorë, ku më pas e mbajti me akull pjesën e dëmtuar.

Griezmann iu nënshtrua testeve që e diagnostikuan atë me një ndrydhje të kyçit të këmbës, sipas raportit zyrtar të lëshuar nga klubi, i cili nuk dha një afat për kohën e rikuperimit. Në fund të ndeshjes, Simeone nuk u shfaq shumë i shqetësuar për francezin.

“Për Antoine ka një ndrydhje të kyçit të këmbës, por nuk duhet të jetë asgjë. Shpresoj se nuk është asgjë për t’u shqetësuar”, tha trajneri i Atletico Madrid.

“Colchoneros” kanë tre javë për t’u përgatitur për sfidën e kthimit ndaj Interit, kohë e mjaftueshme për të rikuperuar edhe Griezmann, vetëm nëse ndonjë surprizë e pakëndshme del rrugës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!