Grida ndryshon mendje/ Ish-deputetja, tani moderatore: Marina Yacht, sa projekt i mirë…

schedule19:33 - 20 Shkurt, 2023

schedule 19:33 - 20 Shkurt, 2023

Grida Duma, ish deputetja e PD që kontestoi Bashën si kryetar partie, por që sot ka rezerva edhe për Sali Berishën, gjendet në një qorsokak qëndrimesh politike. Kjo vështirësi nisi me misionin e ri, drejtimin e emisionit politik në Top Channel, ‘Top Story’. Dikur një zë i fortë i opozitës në sallën e kuvendit, sot, kë përfaqëson Grida Duma me zërin e saj?

Vetëm pak ditë më parë, televizioni Top Channel në bashkëpunim me Grida Dumën vendosin që kjo e fundit të udhëtojë në Dubai, me qëllim intervistën me themeluesin dhe pronarin e kompanisë EMAAR, Mohamed Alabbar, investitori i projektit të transformimit të portit të Durrësit.

Grida Duma në Top Story: “Uroj që prralla të investimeve të tilla të bëhen realitete në Shqipëri, me një bukuri të tillë, me ndërtesa kaq modern dhe me stil”

Por le të kthehemi pas në kohë. Në vitin 2021 ku u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Deputetja Duma në një intervistë për Euroneës shprehu se nuk pranonte bashkëpunimin e kërkuar nga Kryeministri Rama, i cili pas daljes së rezultateve u bëri ftesë opozitarëve të uleshin në tryeza të përbashkëta. Por ama per projektit “Durrës Yachts & Marina”, zonja Duma kishte një mendim tjeter.

Grida Duma për Euronews: Për cështje themeltare, porti I Durrësit është projekt nacional. Ti nuk mund ta marrësh vetëm atë. Në kushtet që ti e di që opozita reale është në rrugë, ti edhe mund të presësh dhe të presësh një marrëveshje tjetër, sic u ule në tavolinën e Kodit electoral, se ne nuk ishim në parlament kur u ulë. Porti I Durrësit është një projekt shumë I madh, që ka të bëjë me pronën publike të shqiptarëve, me sa vijon ky koncesion. Pse nuk e thërret edhe opozitën reale”.

Dje e shënjestroi këtë projekt, ndërsa sot pranoi rëndësinë dhe peshën pozitive që mban. Përgëzimet për punën e sapo nisur te projektit strategjik “Durrës Yachts & Marina”, si edhe lëvdatat për Mohamed Alabbar, nuk munguan nga ana e Dumës.

Grida Duma në Top Story: Faleminderit edhe nga shqiptarët për investimet tuaja dhe kujdesin tuaj. Uroj të shuhet cdo dyshim për këtë investim të madh, por edhe vetë historia jua është një përrallë. Kjo është një përrallë, është një histori e mbushur me besim, me pozitivitet.

Por çfarë ndodhi që ndryshoi pozicionin e Grida Dumës për projektin e Jaht Marina? E sigurt që nuk ndryshoi as projekti dhe as Alabar. Ndryshoi Grida Duma, me siguri përpara se të merrte rrugën e gjatë dhe të mundimshme deri në Dubai.

Grida Duma në Top Story: Sigurisht një investitori të huaj, ne nuk mund t’i adresojmë ato që janë përgjegjësi politike mbi investimin e tij/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!