Grida Duma takime në Kavajë: Biznesi në vështirësi ekstreme, rritja e pagave hap emergjent

schedule12:30 - 23 Mars, 2021

schedule 12:30 - 23 Mars, 2021

Grida Duma është takuar ditën e sotme me biznesmenë në Kavajë për të folur rreth vështirësive që ata hasin në punën e tyre të përditshme. Gjatë bisedimit me qytetarët, ajo është shprehur se biznesi është në vështirësi ekstreme dhe se problem i madh është barra fiskale në çdo veprim që ndërmarrin.

Sipas saj, viteve të fundit situata është shumë e rënduar, “investimet janë shumë të dobëta ose aspak.”

 

FJALA E PLOTË E GRIDA DUMËS

“Biznesi është në vështirësi ekstreme dhe problem më I madh në bisnes është barra fiskale në cdo veprim që ne ndërmarrim. Rinia po largohet me të drejtë. Kemi 30 vite në bisnesin e mobilerisë. Kur rritesh me kulturën e punës është shumë mirë por vështirësi janë pambarimisht prej disa vitesh mes taksave, tatimeve, cmimit të energjisë dhe së fundmi edhe të rintë që largohen se nuk shohin shpresë…

Vitet e fundit situata është shumë e rënduar. Investimet janë shumë të dobta ose aspak. Barra e faturës fiskale është rritur dhe bisnesi e ka të pamundur mbijetesën. Të rinjtë largohen, kjo është drama ku ne jetojmë…

 Rritja e pagave është hapi më emergjent që të kthejmë të rinnjtë në vend e të mbështesim bisneset që të zhvillohet. Duhet të rrisim konsumin ekonomik sepse cdo gjë shkon më pas në drejtimin e duhur. Nuk duhet të tolerojmë jetesë në ekstremet e vështirë për qytetarët se në këtë formë vrasim të gjithë sistemin ekonomik në vend.”