Grida Duma poston video-mesazhin e veçantë: Gëzuar 7 Marsin misionarë

schedule15:10 - 7 Mars, 2021

schedule 15:10 - 7 Mars, 2021

Grida Duma ka uruar në mënyrë të veçantë sot, “Ditën e Mësuesit”.

Nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook” Dumas jell imazhe të arsimtarëve si edhe mesazhe aktuale të mësuesve.

Mirënjohje për punën dhe përkushtimin tuaj”, shprehet ajo teksa shton se urimin  madh për profesionin më fisnik ia dedikon mësuesve të Kavajës.

“Gëzuar 7 Marsin misionarë! Urimin e madh për profesionin më fisnik ia dedikoj sot mësuesve të Kavajës! Kur i dëgjova disa prej mësueseve të vyera që do të shihni, mendova që mendjet e bukura “takohen” gjithmonë.

Gjithçka që thonë këto mësuese është esenca e ndërtimit të një njeriu jo thjesht nga librat por nga njeriu i librit.  Gëzuar fisnikë të dijes dhe shoqërisë! Gëzuar dashuri të brezave që rriten! Mirënjohje për punën dhe përkushtimin Tuaj”, shkruan Duma.

 

/abcnews.al/