Në 30 vitet e demokracisë, gjuhën që përdorin një pjesë e politikanëve shqiptarë nuk mund të dallohet nga ajo e rrugës. E ftuar në emisionin “Refleksione në “ABC”, demokratja Grida Duma tha se në skenën politik shqiptare ka momente shumë të këqija, të ulëta.
Në emision Grida Dumës iu shfaqën një sërë deklaratash dhe se si janë shprehur politikanët shqiptarë në Parlament. Mes të tjerash, në komentet e saj, Duma e quajti kryeministrin Edi Rama një njeri të dobët, në një politikë që nuk është aspak aristokrate. Grida Duma pranoi se politika është e dhunshme ka qene gjithmonë e tillë dhe se është përkëdhelje e madhe që të thuash se do te jetë një gjuhë e një aristokracie.
Ndër të tjera, Grida Duma tha se të luash me rregulla loje nuk është dobësi. Është forcë dhe kjo ka për të prevaluar gjithmonë, pavarësisht se sa do të zgjasë.
“Në verbin politik shqiptar ka momente shumë të këqija, të ulëta. Të dobëta. Do të ndaloj ke kjo të dobëta. Politika është arena e forcës e pushtetit. Je parti politike do të marrësh pushtetin që të bësh realitet, premtimet besimet dhe të ekzekutosh ato që pretendon se bën më mirë se tjetri. Dhe ata që do të ndjekin, do te ndjekin se mendojnë se ti je i fortë dhe kur të marrësh pushtetin do t’i përfaqësosh ata më mirë. Po politika është e dhunshme ka qene gjithmonë e tillë. Është përkëdhelje e madhe që të thuash se do te jetë një gjuhë e një aristokracie.
Mos ta imagjinojmë se mund të ndodh, por çështja është nëse më gjuhën e të dobëtit bëhesh i fortë apo me gjuhën e të fortit tregon forcë? Gjuha e fortë e politikës është goditja në afera në elementë, në simbolika në portretizime personale të individit. Të flasësh për, nënë babai, fëmijën, prindin e një tjetri kjo është gjuha e një të dobëti, nuk është gjuhë e një të forti. Historikisht dhe kur bëheshin beteja me shpatë më parzmore, nuk ka qene ndonjëherë forcë. Kujtoni kryqëzatat kur u mor Jerusalemi, u mor nga një tradhti, nga një i dobët.
Unë jam nga ata që besoj që po, të jesh i mirë të luash me rregulla loje nuk është dobësi. Është forcë dhe kjo ka për të prevaluar gjithmonë. Pavarësisht se sa do të zgjasë. Të jesh me çdo mjet i pirur që me çdo mjet të marrësh pushtetin është parakusht i treguesit që kur ta marrësh pushtetin do jesh po ai. Njeriu nuk është dhe nuk bëhet dot ai që nuk është. Je i keq që në fillim. Je i lig që në nisje derisa e ke pasur qëllimin që ta marrësh pushtetin me mjetet e së kepjes. Dhe e kam dëgjuar këtë në politikën shqiptare se kjo është makiavelistë. Makiaveli nuk ka folur kurrë për kështu Makiaveli në emër të së kepjes. Ka folur për bashkimin e çdo mjeti, qoftë edhe i keq, në një qëllim dhe në një trajektore te mirë. Janë dy gjera komplet te ndryshme,” tha ndër të tjera Duma në emisionin refleksione./abcnews.al

