Grida Duma në rrënojat e Thumanës: Shteti i shkaktoi tragjedi të dyfishtë! Përdori familjen Cakoni

schedule17:29 - 9 Shtator, 2020

schedule 17:29 - 9 Shtator, 2020

Ish-deputetja demokrate Grida Duma ishte sot në rrënojat e Thumanës nga ku akzuoi qeverinë se i ka shkaktuar një tragjedi të dyfishtë banorëve të saj.

Duma tha se fillimisht i la të ktheheshin në banesë pavarësisht dëmeve të tërmetit të shtatorit, ndërsa më vonë i braktisi bashkë me dëmet dhe humbjes së të afërmve.

Ajo solli në vëmendje rastin e familjes Cakoni dhe djalit Alessio Cakoni i cili mori vëmendjen e kreut të qeverisë pas tërmetit.

Por, sipas Dumës, kjo shfaqje u mbyll po aty pasi sot kjo familje jeton pa asnjë ndihmë ekonomike.

“Rrënojat e Thumanës janë një dëshmi e gjallë e goditjes së natyrës dhe përgjeshmërisë së shtetit. Ata u goditën nga tërmeti i shtatorit dhe kërkuan ndihmë dhe donin të dinin nëse mund të ktheheshin në banesë.

 Asnjë qartësi, të lënë të braktisur u kthyen në banesat e dëmtuara dhe presin fatalitetin. Tërmeti i nëntorit shkaktoi tragjedhi dhe humbje jete. Ato familje vazhdojnë edhe sot të jenë viktima.

Njëra prej tyre është familja Cakoni. Alessio Cakoni u hodh nga banesa dhe shpëtoi, por ende në traumën që kishte humbur babain duhet të përballonte furtunën propagandistike të Ramës.

Pas fotos së famshme që bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve i shoqëroi në ditën e parë të shkollës. Mori dy djemtë që ishin ende në traumë dhe i shoqëroi në ditën e parë të shkollës.

Kjo ishte seria e fundit me regji të Edi Ramës ku ai premton që do japë shtëpi, mbështetje por pas kësaj, i la i harroi, i braktisi. Derisa vjen një ditë kur Manjola, nëna e Alession shfaqet në media dhe atëherë rifillon ngjarja”, tha Grida Duma.

Nëna e Alessios,Manjola Cakoni thotë se shteti e lejoi të kthehej në banesë pavarësisht dëmeve të tërmetit të shtatorit.

“Po diskutohet për pensionin tonë dha faturën e ditës së parë. Më thanë që e kanë marrë pensionin ata që kanë pasur tre viktima. Me çfarë do i bleja unë ilaçet. Nuk e fal gjakun e gocës time. Unë do e kërkoj të drejtën time. Shteti duhet të thoshte është e pabanueshme, dil jashtë”, thotë ajo./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!