Grida Duma e ftuar në emision Log. në ABC me gazetarin Endri Xhafo tha se procesi i Rindërtimit nuk ka qenë transparent.
Gjatë bisedës në studio, Duma ngriti shqetësimin se në Kavajë mund të përsëritet tragjedia e Thumanës, pasi theksoi se një pallat 10 katësh i cili nuk ka marrë vëmendjen e autoriteteve, rrezikon familjet që jetojnë aty.
Lexo edhe: Paralajmërimi i Grida Dumës: Do të dalin disa të dhëna për zonjën Çomo
Ndërsa publikoi disa fotografi live në emisionin Log., Grida Duma tha gjithashtu se familje të dëmtuara realisht nga tërmeti janë lënë në mëshirë të fatit dhe se në procesin e Rindërtimit janë regjistruar militantë të PS-së.
“Taksat e shqiptarëve nuk mundet që regjistrimet për tërmetin ti përdorin për militantët e tyre. 1700 regjistrime kanë nisur muajt e fundit vetëm në Rrogozhinë. Hapeni sajtin e Rindërtimit ka ndonjë shtëpi se kur fillon dhe kur mbaron. Jo…zero…Çfarë keni bërë…Yll me drita…”, tha më tej Duma.
/abcnews.al/