Greva në Poçem, punonjësit e nënstacionit ndërpresin protestën

schedule09:51 - 28 Shkurt, 2020

schedule 09:51 - 28 Shkurt, 2020

Kanë lënë grevën e urisë në ditën e 16-të  punonjësit e nënstacionit të poçemit. Nga 27 paga të prapambetura po marrin vetëm 3 paga minimale. Pavarësisht ndaljes së grevës punonjësit thonë se do vazhdojnnë protestat për të kërkuar lidhjen e  kontratave dhe shlyerjen e të gjitha pagave të papaguara.

“Vendosëm të presim lëvrimin e pagave dhe të lëmë një afat 20 ditor për të filluar lidhjen e kontratës për nisjen e punës dhe pagat e prapambetura”, u shpreh një nga punonjësit.

Nga ky nënstacion përvec uzinës furnizohet me ujë dhe energji elektrike e gjithë zona e mallakastrës

Një ditë më parë një defekt në nënstacion la mallakastrën pa ujë dhe drita për disa orë. Punonjësit në shenjë proteste nuk e riparuan duke detyruar oshee-në të ndërhyjë. Defekte të tilla ndodhin shpesh për shkak të amortizimit të pajisjeve.

“Jemi në punë të pandërprerë, për këto ditë që kemi qënë në grevë urie, na kanë akuzuar se kemi ndërhyrë për të stakuar. Ne nuk kemi bërë asnjë lëvizje”, u shpreh ai.

Punonjësit e nënstacionit të poçemit kërkojnë shlyerjen e pagave të 27 muajve nga të cilat 7 ia kërkojnë administratorëve aktualë të uzinës së ballshit ndërsa pjesën tjetër pronarëve azerbaxhanas të uzinës.

Këta të fundit i lanë pa paguar bashkë me 1000 punonjës të rafinerisë së Ballshit 2 vjet më parë pasi u zhytën në borxhe me bankat.

Ndalja e fundit e rafinerisë së Ballshit ndodhi për shkak të mungesës së lëndës se parë, naftës bruto. Administratorët “Bylis” dhe “Tosk Energy” akuzojnë “Bankers Petroleum” se nuk furnizon me naftë uzinën dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoritetit të Konkurencës për atë që e konsiderojnë abuzim me pozitën dominuese ne treg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!