Gratë të cilat vijojnë të jenë në grevë urie në rafinerinë e Ballshit, kanë refuzuar mjekët.
Gazetarja Valbona Davidhi raportoi se gratë kanë refuzuar të marrim mjekim shëndetësor dhe asnjë prej tyre nuk ka ndërprerë grevën.
Ata kanë theksuar se do të qëndrojnë deri në momentin e fundit.
“Sot është dita e tretë e grevës. Unë jam në mbështetje të grevës, por deri më sot nuk ka asnjë reagim nga instancat. I bëj thirrje ministres së Energjetikës dhe deputeteve femra të mos lexojnë copa letre, por të vijnë këtu. Ne këtu jemi si të persekutuara, kërkojmë vetëm bukën e gojës. Të mos pandehin gratë deputete se janë më të zgjuara, këto janë profesioniste”, u shpreh ajo.
Sakaq kreu i Sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj theksoi se prej 2 javësh janë kontaktuar me një grup avokatësh
“Prej mëse 2 javësh jemi kontaktuar nga një grup avokatësh, të cilët mbrojnë të drejtat e punëtorëve në të gjithë botën. I kanë dërguar letër kërkese Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës, për zbatimin e vendimeve ligjore që i janë mohuar naftëtarëve. Autoritetet tona janë të detyruara të përgjigjen pasi automatikisht kalojnë në shkelje të të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve. Kjo letër na është dorëzuar edhe ne, dhe shpresojmë që së shpejti të merret një vendim”, tha Dautaj.
/abcnews.al/