Greva e urisë në Ballsh, Rama: Jam gati të vij tek ju sapo ta mbyllni! Nuk ulemi me presione

schedule10:28 - 28 Tetor, 2020

schedule 10:28 - 28 Tetor, 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama thotë se është gati të ulet me naftëtarët e Ballshit sapo të mbyllin grevën e urisë. Rama thotë se është e pamundur të negociojnë me presione dhe ultimatume.

Ai shprehet se po punohet për të gjetur investitorë seriozë që të rinisë puna në rafineri, ndërsa shton se meqenëse ata nuk pranojnë të dalin në asistencë ka vetëm një rrugë: Të mbyllin grevën dhe ulen për të qarë hallin.

“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria.

Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!”, shkruan Rama./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!