Greva e pilotëve: Anulohen fluturimet për dy ditë

schedule12:38 - 9 Shtator, 2019

schedule 12:38 - 9 Shtator, 2019

Rreth 100 për qind të fluturimeve të “British Airways” janë anuluar si pasojë e grevës dy ditore, të 4300 pilotëve. Mediat britanike raportuan lajmin duke bërë të ditur se greva nisi mesnatën e të dielës dhe mbështetet nga sindikata e pavarur e kategorisë Balpa.

Arsyeja e kësaj greve është marrëveshja e munguar për rritjen e pagave. Pilotët e Balpa refuzuan ofertën për rritjen e pagave prej 11,5 për qind në tre vjet, duke e cilësuar sit ë papërshtatshme, duke marrë në konsideratë shumën që përfiton kompania ajrore, pas tejkalimit të krizës së viteve të fundit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!