Greva e pedagogëve, Besnik Aliaj: Është më e lehtë të “mbyllësh” një ndërmarrje sesa një universitet

schedule13:36 - 19 Tetor, 2022

schedule 13:36 - 19 Tetor, 2022

Për profesorin e njohur dhe pedagogun Besnik Aliaj arsimi shqiptar ka problematika komplekse, shumë të mëdha, të cilat kanë të bëjnë me studentët, ka të bëjë me pedagogët, në këtë aspekt, kemi një lëvizje sindikale, të cilët i ka ftuar studentët dhe pedagogët për të marrë pjesë në një grevë, dhe për të bërë rezistencë.

Në një lidhje direkte me studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, pedagogu Aliaj, me një eksperiencë 30-vjecare në institucionet publike dhe private, u shpreh që situata e trajtimit të pedagogëve shqiptarë nuk është më e mira duke e krahasuar me nivelin ballkanik apo atë europian, dhe ndërkohë standarti i universitetit shqiptar është dhe me i ulët se ai i të tjerëve.

Por ai u shpreh që ‘vetë personalisht, i bashkohem pedagogëve në këtë protestë, megjithëse bëj pjesë në një sektor tjetër, ajo që kam dëgjuar nga pedagogët e universitetit publik është që duan të trajtohen si pedagogët në Kosovë, më duket qëndrim i drejtë, kjo është problematika që kam dëgjuar’.

Pasi analizoi shkaqet e kësaj ‘greve’ nga pedagogët e universiteteve publike shqiptare, Aliaj theksoi që duhet të jemi realist që Shqipëria reflekton dhe atë që ka ndodhur edhe krizën globale ekonomike, pandeminë, të cilët pedagogët e përballuan me shumë dinjitet dhe jo me më pak vështirësi, duke qenë në mjedise publike te ekspozuara’.

Sipas tij kriza më e fundit e luftës në Ukrainë, si dhe kriza energjetike, kanë bërë që kosto e jetesës është rritur me thuajse 1/3 ndërkohë që pagat e pedagogëve kanë mbetur thuajse njësoj. Për Besnik Aliajn është më e lehtë të mbyllësh një ndërmarrje sesa një universitet.

“Nuk jam pjesë e sindikatës, dhe nuk bëj pjesë në sektorin publik, nuk është cështja të pozicionohemi majtas apo djathtas, problemi është politik, në kushtet aktuale, të mbajmë njerëzit, kemi një braktisje masive të rinisë, dhe të shtresës së mesme, nga rrethet akademike, e cila meriton vëmendje. Kemi të ardhurat që janë të kufizuara, mund të shmangen disa kosto, dhe tju kushtohet sa më shumë vëmendje trurit të vendit, pedagogëve, studentëve, sepse nëse nuk e bëjmë do të goditet zhvillimi socio –ekonomik i vendit”, tha Aliaj. /abcnews.al/