Greva e naftëtarëve të Ballshit, Rama: Është çështje e privatit! Po bëjmë përpjekje ekstra

schedule14:07 - 13 Tetor, 2020

schedule 14:07 - 13 Tetor, 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama është pyetur nga gazetarët lidhur me grevën e naftëtarëve të Ballshit. Rama tha se kjo është një marrëdhënie private mes subjektit dhe naftëtarëve ndërsa shtoi se përpjekjet e tij në këtë mes kanë qenë ekstra.

“Sapo të kemi një përgjigje të re do ia jap atyre. Kjo është një marrëdhënie kapitaliste. Nuk është marrëdhënie me shtetin. Deri tani nuk e kam gjetur zgjidhjen. Nuk kemi mundësi të zgjidhim atë problem nëse nuk e merr përsipër kompania private.

Është një marrëdhënie private. Ajo që kemi bërë ka qenë një përpjekje ekstra. Nëse nuk do i kishim bërë do kishin 7 vite më këtë situatë. E kam shqetësim vetë dhe po bëjnë çfarë të mundemi. Është e drejta e tyre të bëjnë grevë por nëse e bëjnë që të sensibilizohem unë, është e kotë sepse unë jam i sensiblizuar”, tha Rama./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!