Aktivistja Greta Thunberg ka reaguar menjëherë duke postuar një mesazh në Twitter pas artikullit që u shkrua për të në një revistë kineze. Në një shkrim të botuar javën e kaluar në China Daily, Thunberg u tall për peshën dhe u cilësua një “princeshë mjedisore”.
Artikulli nuk kaloi pa u vënë re nga Thunberg, e cila reagoi duke thënë:
Being fat-shamed by Chinese state owned media is a pretty weird experience even by my standards. But it’s definitely going on my resume. https://t.co/VfSEHU5N1A
— Greta Thunberg (@GretaThunberg) May 21, 2021
“Të tallesh për peshën është një përvojë mjaft e çuditshme edhe për standardet e mia. Por padyshim që i shtohet CV-së sime.”
Artikulli u shpërnda gjerësisht në mediat kineze dhe disa e akuzuan aktivisten se kishte një “standard të dyfishtë”, kur ajo foli për gjendjen mjedisore të Kinës, por jo të shteteve të tjera. Në fillim të këtij muaji, Thunberg shpërndau një artikull që zbuloi se emetimet vjetore të Kinës ishin më të mëdha se ato të të gjitha kombeve të zhvilluara të kombinuara në vitin 2019.
Megjithëse Kina ende konsiderohej një vend në zhvillim, ajo mendon se duhen ndërmarrë veprime drastike për të adresuar këtë çështje. Thunberg vazhdoi duke shtuar se bota duhet të ketë parasysh emetimet historike dhe në kontekst të popullsisë dhe emetimeve për frymë./abcnews.al
Yes, China is still categorized as a developing nation by WTO, they manufacture a lot of our products and so on.
But that’s of course no excuse for ruining future and present living conditions. We can’t solve the climate crisis unless China drastically changes course.#MindTheGap https://t.co/00oV6uuvYE— Greta Thunberg (@GretaThunberg) May 7, 2021