“Greqia zgjerohet 12 milje në detin Jon”, Rama: Nuk falen detet e tokat si rroba!

schedule15:00 - 26 Gusht, 2020

schedule 15:00 - 26 Gusht, 2020

Pas lajmit të publikuar se Kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis sot në Parlamentin grek, deklaroi se shteti i tij do të vijojë të shtrijë ndikimin deri në 12 milje edhe në detin Jon ka reaguar kryeministri Rama.

Rama ka reaguar duke i kthyer përgjigje një komentuesi në rrjetet sociale i cili e ka pyetur për këtë çështje.

Rama shkruan:

“Ilirjani Iliri te rrofte Skenderbeu ne balle kur ne koke ke Saliun dhe flet per “falje detesh” sikur flet per falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasesh per tema te tilla, ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga genjeshtrat e medha se po te kapen ne gjume, i hengre e ike ne drejtim te paditur!”, shkruan Rama.

Komenti i qytetarit i referohet lajmit të publikuar më herët nga Abcnews.al sipas të cilit, kryeministri grek Mitsotakis ishte shprehur se Greqia do të zgjerojë me 12 milje Zonën Ekskluzive Ekonomike në detin Jon.

Mitsotakis u shpreh se askush nuk mund ta ndalonte Greqinë ta bëntë këtë pasi gjithçka ishte konformim konventave ndërkombëtare.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!