Greqia zgjedh presidenten e parë femër në historinë e vendit

schedule10:36 - 22 Janar, 2020

schedule 10:36 - 22 Janar, 2020

Katerina Sakelaropulu është gruaja e parë presidente e Greqisë, pas votimit në parlamentin e vendit. Ajo mori 261 vota pro. Nga 294 deputetët e pranishëm në sallë në momentin e votimit ajo mori mbështetjen e 157 deputetëve të Demokracisë së re dhe 82 të Syrizës, si dhe 22 të lëvizjes për ndryshim. Si rrallëherë dy partitë kryesore në Greqi kanë mbajtur të njëjtin qëndrim duke mbështetur kandidaturën e saj.

Ajo është presidentja e 13 e vendit dhe pason Prokopis Pavlopulos në postin më lartë. Sakelaropulu do të kryejë betimin e saj në një ceremoni solemne menjëherë pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual në 13 mars./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!