Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Greqia vendos: Vaksina e gripit dhe COVID injektohen në të njëjtën ditë

schedule18:06 - 4 Tetor, 2021

schedule 18:06 - 4 Tetor, 2021

Ministria greke e Shëndetësisë deklaroi sot se vaksina e gripit mund të injektohet edhe në të njëjtën ditë me vaksinat e tjera. Autoritetet e vendit fqinj kanë nisur fushatën e vaksinimit kundër gripit.

Autoritetet njoftuan në 30 shtator fillimin e periudhës së vaksinimit për virusin e gripit, duke theksuar se ekziston shqetësimi për ndërveprimin midis gripit dhe Covid.

Sipas tyre, vitin e kaluar, me respektimin e masave për pandeminë e koronavirusit, nuk u regjistruan shumë raste, ndërsa theksuan se vaksina e gripit është e ndryshme çdo vit për shkak të mutacioneve të virusit.

Zyrtarët grekë të shëndetësisë nënvizuan se vaksina e gripit mund të injektohet në të njëjtën kohë me vaksinën e koronavirusit.

Nuk ka rekomandime për mbajtjen e intervaleve midis vaksinave. CDC dhe të gjitha organet shkencore kanë deklaruar se vaksina kundër gripit mund të merret në të njëjtën kohë me vaksinën e koronavirusit, si dhe vaksinat e tjera” mbyllet njoftimi./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!