Greqia “skuqet” nga Covid-19, rrezik i lartë për shtimin e rasteve në Shqipëri prej emigrantëve të kthyer për festa

schedule23:30 - 2 Janar, 2022

schedule 23:30 - 2 Janar, 2022

Greqia ka numëruar më shumë se 17 mijë raste pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Edhe pse një shifër shumë e lartë, ky mund të konsiderohet një lajm disi i mirë për grekët vetëm pak ditë pasi vendi numëroi më shumë se 38 mijë të prekur brenda ditës.

Vendi numëroi 61 të vdekur gjatë ditës së sotme si edhe më shumë se 626 të intubuar në spitale, pjesa dërrmuese e të cilëe të pavaksinuar.

Greqia është një ndër vendet me numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus gjatë javëve të fundit krahas Francës. Shqetësues është fakti se në Shqipëri kanë hyrë një numër i madh emigrantësh nga Greqia me rastin e festave të fundvitit, gjë që rrit rrezikun për shtimin e rasteve të reja me koronavirus edhe në vendin tonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!