Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Greqia shpall masat, çfarë ndodh me personat që nuk duan të vaksinohen

schedule12:00 - 24 Gusht, 2021

schedule 12:00 - 24 Gusht, 2021

Rritja e rasteve në Greqi kryesisht për shkak të variantit Delta ka detyruar qeverinë të marrë masa të reja për të mbajtur në kontroll virusin. Ministri i shëndetësisë, Vassilis Kikilias  ka njoftuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi me 1 shtator, pas rritjes në numrin e rasteve dhe shtrimit në spital.

Masat e reja pritet të  privojnë personat të cilët nuk janë vaksinuar kundër Covid.

“Ka njerëz që ende janë skeptikë ndaj vaksinave madje nuk binden as nga provat e shkencëtarëve  por për momentin ne jemi të detyruar të marrim masa për të shmangur rritjen e  rasteve.

Sipas ministrit të shëndetësisë, mbajtja e maskës është çelësi për të mbajtur në kontroll virusin dhe është një nga masat që do të hyjë në fuqi në 1 shtator për personat e vaksinuar dhe të pavaksinuar, tha ministri.

Testi do të jetë i detyrueshëm një herë ose dy herë në javë për personat që punojnë në hotelieri dhe arsim, ndërsa të vaksinuarit do të hyjnë falas në stadiume,  të pavaksinuarit do të kenë nevojë për një test negativ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!