Greqia: Shkupi të ndryshojë Kushtetutën

schedule12:34 - 5 Prill, 2018

schedule 12:34 - 5 Prill, 2018

Greqi mohon mundësinë apo ekzistencën e një plani B për sa i përket zghjidhjes së cështjes së emrit me Maqedoninë. Zyrtarë grekë theksojnë se një nga kushtet e panegocieushme mbetet ndryshimi i Kushtetutës në Maqedoni.

Zyrtarë të lartë grek kanë konfirmuar për mediat vendase se një nga kushtet e panegociueshme për cështjen e emrit me Maqedoninë mbetet ndryshimi i Kushtetutës në vendin fqinj. Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Canakopulos, në një intervistë për mediat greke hodhi poshtë zërat për një marrëveshje të mundshme mes Shkupit dhe Athinës pa kaluar filtrat e parlamentit. Canakopulos ishte i prerë: asnjë çështje ndërkombëtare nuk mund të zgjidhet pa marrëveshje ndërkombëtare.

Nga ana e tij zëvendësministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos, theksoi se ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme edhe për çrrënjosjen e çështjes së irredentizmit.

Zyrtari i lartë grek shtoi se megjithëse ka progres zgjidhja varet nga Maqedonia pasi Greqia nuk është nën presion dhe nuk ka përse të shpejtojë. Ministri i Jashtëm maqedonas Dimitrov dhe homologu i tij grek Kotzias do të përpiqen të qartësojnë mosmarrëveshjet për sa i përket çështjes së emrit në takimin e radhës që pritet të mbahet më 12 Prill në Shkup./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!