Një tjetër person nga ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Greqi. Sipas raportimeve të mediave vendase, bëhet fjalë për një grua të moshuar.
Kështu, numri i viktimave në total në vendin fqinj shkon në 18. Sipas të dhënave të publikuara në worldmeters, numri i personave të infektuar me Covid-19 në Greqi është deri më tani 695.
Sa i përket të moshuarës që ndërroi jetë së fundmi, raportohet se ajo ndërroi jetë të hënën mbrëma në spitalin “Sotiria” ku ndodhej e shtruar. /abcnews.al/