Greqia propozon që BE-ja të pranojë përkohësisht fëmijët e prekur nga lufta në Gaza

schedule11:22 - 19 Qershor, 2024

schedule 11:22 - 19 Qershor, 2024

Europa ka për detyrë të pranojë fëmijët e lënduar dhe të traumatizuar nga lufta në Gaza për sa kohë që konflikti të vazhdojë, tha  këtë të mërkurë ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetrotis.

Ai po kërkon partnerë për projektin, i cili përfshin sjelljen e përkohshme të fëmijëve në Bashkimin Evropian, dhe i tha Reuters se kishte diskutuar idenë me kryeministrin palestinez Mohammed Mustafa këtë javë.

“Ne duhet ta përballojmë këtë tragjedi shumë qartë,” tha Gerapetritis.

Sipas tij, Evropa duhet të jetë e hapur për të lënduarit nga Gaza, por edhe për fëmijët që tani po përballen me urinë apo lloje të tjera rreziku. Ai nuk tha se sa njerëz mund të merrte Greqia apo BE, por tha se çështja po diskutohej me Autoritetin Palestinez.

Gerapetritis theksoi se nisma nuk ka të bëjë me migrimin e rregullt, i cili është bërë i ndjeshëm politikisht në Evropë dhe kundërshtohet fuqishëm nga e djathta.

“Kjo është një thirrje e qartë për ndihmë humanitare. Këtu nuk po flasim për migrantë ekonomikë apo lloje të tjera të migrimit të parregullt”, tha ai.

Greqia u zgjodh në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mandatin 2025-2026 në fillim të këtij muaji dhe Gerapetrotis beson se lidhjet e saj historike me botën arabe i japin asaj kredibilitetin për të vepruar si ndërmjetës i paqes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!