Greqia pranë njohjes së Kosovës? Dendias: Duam të jeni pjesë e gazsjellësit Trans-Adriatik

schedule16:16 - 20 Janar, 2022

schedule 16:16 - 20 Janar, 2022

Kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias, ka theksuar dëshirën e Qeverisë së Greqisë, që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë i lidhur përmes gazsjellësit Trans-Adriatik(TAP). Një deklaratë të tillë Dendias e ka bërë pas takimit që ka pasur me ministren e Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Shwarz.

Kryediplomati grek, Nikos Dendias, ka folur në një konferencë për media bashkë me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvall-Shwarz. Dendias ka thënë se është kënaqësi që e ka pritur Gërvallën në Athinë, pas vizitës që kishte realizuar në Prishtinë në qershorin e vitit të kaluar. Dendias gjithashtu ka përmendur edhe takimin e dhjetorit në Bruksel përgjatë një mëngjesi pune të organizuar nga “South East Europe Cooperation Process”.

Kreu i diplomacisë greke thotë se kontaktet e rregullta të vitit të fundit tregojnë dëshirën e qeverisë së Greqisë, Qeverisë së Mitsotakit, për të forcuar raportet në mes të Athinës dhe Prishtinës.

“Në këtë drejtim, ne kemi proceduar në muajin maj duke ngritur nivelin e zyrës tuaj në Athinë, e cila është riemëruar Zyra e Interesit të Kosovës në Athinë”, ka thënë Dendias.

Kryediplomati grek gjithashtu ka treguar se kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Ai ka thënë se dëshira e Greqisë është që Ballkani Perëndimor të jetë i lidhur, siç e dini përmes interkonektorëve të gazit të TAP-it ( Gazsjellësi Trans-Adriatik).

“Kryeministri Mitsotakis ka bërë të ditur se de-linjtifikimi [heqja dorë nga qymyri]është një prioritet imediat për qeverinë dhe synimi ynë pritet që të kompletohet në vitin 2028”, ka thënë Dendias.

“Në këtë kontekst, ne do të ishim të lumtur që të diskutojmë ekspertizën tonë në dhënien e ndihmës për të investuar në burimet e energjisë së ripërtritshme”, ka shtuar Dendias./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!