Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi në një intervistë për ABC News komentoi protesta e thirrur në Himarë për çështjen Beleri, duhet cilësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Sipas Idrizit, autoritete greke kanë bërë presion ndaj gjyqësorit në Shqipëria dhe kjo qasje është e papranueshme.
“Sot është paralajmëruar një protestë. Kjo është një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë dhe prek sovranitetin dhe dinjitetin e Shqipërisë. Së dyti, është një ndërhyrje e përsëritur mbi sistemin e drejtësisë, pra është një presion i hapur që i bëhet drejtësisë shqiptare. Mbi drejtësinë jo vetëm që nuk ushtrohet presion, por nuk komentohen vendimet e saj. Ne kemi parë një presion ta vazhdueshëm, duke filluar që nga kryeministri i Greqisë, ministri i jashtëm, shumë deputetë, të cilët kanë bërë presion dhe duke kërcënuar me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian… Për çfarë mbahet në burg Beleri? Ai mbahet në arrest me disa vendime të sistemit gjyqësor të Shqipërisë. Ai është i akuzuar nga SPAK për blerja votash. Ai sot është në burg nga tre shkallët e gjyqësorit. Është i akuzuar për krim zgjedhor dhe për këtë arsye dënohet në SPAK dhe për një krim që ka të bëjë me blerjen e votës. Është absurde të mendosh, që kryetari i bashkisë së Athinës do bëhet tashmë bashkë me minoritarët atje për një protestë, ku duhet liruar nga burgu Beleri apo duhet që ai të marrë detyrën. Këtë kujt ia kërkon? Sistemi gjyqësor është i pavarur. Ka pasur presion mbi Shqipërinë duke e kërcënuar me rrugën e integrimit. Kjo nuk është një gjuhë e duhur e një vendi fqinj dhe kjo cenon marrëdhëniet mes dy vendeve”.
Sipas Idrizit SPAK do të duhet të hetojë për të gjitha hijet që mbart figura e Belerit, i ciliu zgjodh jo pa shkak nga koalicioni Berisha-Meta, pikërisht për të rikthyer tensionet në Himarë.
“Ata e dinë shumë mirë që është çështje e drejtësisë, por kjo është bërë për të rikthyer tensionet e harruara në Himarë. Duhet shumë mirë se për më shumë se dhjetë vjetësh, Himara nuk ishte në hartën e tensioneve mes dy vendeve. Himara nuk është një zonë minoritare. Prej shumë vitesh ishin harruar këto skena, dhe pikërisht këtu duhet theksuar fakti se rikthimi i Himarës në zonë me tensione nuk ka ardhur sot, por ka disa vite që janë rikthyer tensionet në Himarë. Beleri është personi që është akuzuar për maskrën e Peshkëpisë, ku janë vrarë dy ushtarë, që sot janë dëshmorë të atdheut. Dosja e Belerit është zhdukur në Gjykatën e Tiranë. Këtij njeriu sot i është pushuar çështje, sepse drejtësia e Greqisë nuk i përgjigjet SPAK dhe së dyti, sepse në mënyrë të paprecedentë, në arkivin e Gjykatës së Tiranë është zhdukur dosja. SPAK duhet të fillojë hetimet për zhdukjen e dosjes së Belerit në arkivin e Gjykatës së Tiranës. Kjo nuk është e rastësishme dhe kjo është shumë e rëndë. Për këtë arsye është zgjedhur Beleri, për të rikthyer tensionet në Himarë”.
Sipas tij, kapja në flagrancë e Belerit në shitje blerje votash vetëm 48 orë para zgjedhjeve të 14 majit, legjitimon edhe vetë proces dhe votat e dhëna në drejtim të tij. Sipas Idrizit do të duhet të flasë fillimisht drejtësia, nëse do të duhej të kryen zgjedhje të reja në Himarë./abcnews.al