“Greqia po na sulmon”, Erdogan: Mbështetja nga SHBA dhe BE nuk do t’ju shpëtojë

schedule12:33 - 27 Shtator, 2022

schedule 12:33 - 27 Shtator, 2022

Duke folur në aktivitetin e partisë së tij, Recep Tayyip Erdoğan tha se vendi i tij po sulmohet nga Greqia, duke shtuar se mbështetja e aleatëve nuk do t’i shpëtojë grekët, raporton newsbomb.gr

Më konkretisht, presidenti turk iu kthye çështjes së militarizimit të ishujve grekë duke thënë: “Ne i dimë shumë mirë qëllimet e atyre që na sfidojnë. Armët që ata kanë mbledhur në Trakinë Perëndimore dhe në ishuj nuk kanë asnjë vlerë për ne. Fuqia jonë tejkalon Vendi ynë nuk do të bëjë kompromis për mbrojtjen e tij. Mbështetja nga SHBA dhe BE nuk do t’ju shpëtojë.”

Presidenti turk akuzoi Evropën se po luan lojën e tre majmunëve (nuk dëgjoj, nuk flas, nuk shoh).

“Përballë vdekjes së emigrantëve në Mesdhe, Perëndimi preferon të luajë lojën e tre majmunëve. Dyert janë të mbyllura për refugjatët në Perëndim dhe të hapura për bastardët e FETO-s dhe terroristët e PKK”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!