Janë mbi 15 mijë vende pune të aplikuara nga bizneset në Greqi për punonjës sezonalë nga Shqipëria.
Gazetari i Abc News Orgest Sako raporton se të gjitha këto aplikime janë regjistruar përgjatë 13 ditëve të fundit në portalin e hapur në Greqi për përzgjedhjen e punonjësve.
LEXO EDHE: Greqia shtyn lejet e qëndrimit për emigrantët, ja kategoritë që përfitojnë
Emigrantët që do të udhëtojnë drejt shtetit grek do të kalojnë përmes Kakavijës ku do të ngrihet një tunel dezinfektimi.
Atyre do i matet temperatura, ndërkohë që do i merret edhe tamponi nëse shfaqin shenja të Covid-19./abcnews.al