Greqia përshëndet nismën e qeverisë shqiptare për zhvarrimin

schedule12:55 - 22 Janar, 2018

schedule 12:55 - 22 Janar, 2018

Greqia ka përshëndetur nismën e qeverisë shqiptare për fillimin e procesit të zhvarrimit, identifikimit dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në vendin tonë gjatë luftës së dytë botërore. Në një deklaratë ministria e jashtme shkruan se qeveria e Tiranës po zbaton plotësisht marrëveshjen e arritur në negociatat e zhvilluara në Kretë mes Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushatit. “Ne përshëndesim përgjigjen e qeverisë së Shqipëri për këtë kërkesë historike, gje e cila tregon se dialogu dhe bashkëpunimi në një shpirt konstruktiv mund të çojë në zgjidhjen e problemeve dhe të krijojë një prespektivë positive në mardhëniet mes vendeve dhe qytetarëve të rajonit”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtëme të Greqisë. Gjithashtu nënvizohet se Athina do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi në mënyrë që të ruajë interesin e saj kombëtare si dhe të ndërtoje një të ardhme të përbashkët europiane për të gjithë rajonin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!