Greqia, pa veto ndaj Shqipërisë/ Kamberi: Heqja e unanimitetit, mekanizëm lehtësues për zgjerimin e BE

schedule23:41 - 21 Mars, 2024

schedule 23:41 - 21 Mars, 2024

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se heqja e unanimitetit të vetos, është një mekanizëm lehtësues për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Evropian është çështje kohe.

“Vetoja e Greqisë është pjesë e një instrumenti që vendet e Bashkimit Evropian e përdorin kur bie fjala te politika e zgjerimit. Greqia e ka përdorur edhe ne rastin e Maqedonisë për emrin. Vetë Bashkimi Evropian, të drejtën e vetos e ka një instrument që e ka shoqëruar gjatë gjithë historisë së saj. Natyrisht, jemi në fazën e një propozimi. BE po bëhet gati për një tjetër valë zgjerimi, të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Normalisht, parimisht po, por nuk jemni në këtë fazë, jemi në fazë propozimi. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektiva e anëtarësimit është e hapur. Është çështje kohe. Ballkani Perëndimor është një rajon që vjen nga një trashëgimi të trazuar.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë një koncept diku asimetrik. Bashkimi Evropian është investuar dukshëm në përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht edhe pas konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!