Greqia nën ‘pushtimin’ e zjarreve/ Flakët vijojnë të jenë jashtë kontrollit

schedule23:08 - 23 Gusht, 2023

schedule 23:08 - 23 Gusht, 2023

Zjarret që kanë marrë 20 jetë në Greqi janë ende jashtë kontrollit në ultësirat pranë Athinës dhe rajonin e Evros pranë kufirit me Turqinë.

18 nga viktimat mendohet se janë refugjatë dhe emigrantë që kaluan kufirin kohët e fundit, duke u fshehur në pyjet në veri të qytetit të Aleksandropolis.

Greqia ka shprehur dhimbjen e saj për vdekjet në pyllin Dadia pranë kufirit turk.

Prej 5 ditësh, zjarret kanë qenë aktivë pranë qytetit dhe përgjatë bregdetit. Zjarrfikësit po përpiqen gjithashtu të ndalojnë një zjarr që përhapet nga mali Parnitha, në veriperëndim të Athinës, por përpjekjet e tyre po pengohen nga erërat e forta që përhapin flakët.

Viktimat u gjetën të martën nga shërbimi zjarrfikës pranë një kasolleje jashtë fshatit Avantas, në veri të Alexandroupolis.

“Për fat të keq, qëndrimi i tyre në pyllin e Dadias rezultoi fatal”, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis, duke theksuar se alarmi ishte ngritur në zonën ku u gjetën dhe mesazhet e evakuimit ishin dërguar në shërbimin e urgjencës celulare 112.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!