E diela e 7 korrikut pritet të shënojë një ndërrim pushtetesh në Greqi. Vendi voton në zgjehdje të parakohshme parlamentare ndërsa sondazhet parashikojnë një fitore të pastër të opozitës Demokracia e Re të Mitsokatis.
Qytetarët grekë do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën e 7 korrikut në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Kjo pasi partia e majtë në pushtet e kryeministrit Aleksis Tsipras, Syriza, pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare europiane dhe në ato vendore të muajit të fundit.
Tsipras, i cili erdhi në pushtet me platformën për daljen e vendit nga kriza gjashtë vjet më parë, reflektoi humbjen e partisë së tij duke kërkuar menjëherë zgjedhje të parakohshme.
Kreu i opozitës Kiriakos Mitsotakis nga ana tjetër premton taksa më të ulëta, privatizim më të madh të shërbimeve publike dhe plane të reja për të rinegociuar një marrëveshje me kreditorët e Greqisë që do të lejonin më shumë para për t’u riinvestuar në vend.
Tsipras, gjithashtu ka premtuar më shumë investime dhe kohët e fundit ka rritur pensionet. Politikat e tij të investimit do të duhej gjithashtu të rinegociohen me kreditorët, pasi vendi mbetet ende nën mbikëqyrjen e eurozonës.
Fakti që Greqia doli nga programi i shpëtimit në gusht 2018, nuk e bëri qeverinë e Tsipras më popullore. Popullariteti i kryeminsitrit aktual ra ndjeshëm pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, një vit më parë. Kjo sepse sipas ktitikëve emri i ri Maqedonia e Veriut e përfshin termin “maqedoni”, një pretendim grek të cilin qytetarët e saj nuk e pranojnë. Sondazhet më të fundit në vend tregojnë se dy të tretat e grekëve ishin të pakënaqur me emrin, për shkak të ngjashmërisë së tij me atë të rajonit grek të veriut të Maqedonisë.
Por përvec daljes nga kriza dhe nënshkrimit të marrëveshjes së prespës, një zjarr i madh oërfshiu fshatin bregdetar të Matit në bregun lindor të Greqisë, një zonë jo shumë larg Athinës dhe një destinacion turistik, ku 100 njerëz humbën jetën. Shkak për numrin e lartë të viktimave ishin edhe gabimet nga ana e autoriteteve vendore. Prokuroria zbuloi se kishte një mungesë absolute të komunikimit, kaos dhe një kolaps të sistemit, pasi zyrtarët kishin bërë gabime të pafalshme.
Për shumë arsye sondazhet i japin Kiriakos Micotakis një avantazh prej 8 përqind kundrejt kryeministrit aktual Tsipras, i cili pritet të ndëshkohet me votë ndërkohë që partia më e madhe opozitare Demokracia e Re është drejt marrjes së shumicës dërrmuese në parlament. /ABC News Albania 24/7