Greqia me Francën, Turqia me Spanjën, “nxehet” situata në Mesdhe

schedule13:47 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 13:47 - 15 Dhjetor, 2021

Greqia ka shprehur shqetësim pas deklaratave të Turqisë mbi vullnetin e saj për të rritur bashkëpunimin ushtarak me Spanjën. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i bëri këto komente pas bisedimeve me homologun spanjoll, Hoze Manuel Albares, në Athinë.

Muajin e kaluar, presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se vendi i tij shpreson të rrisë bashkëpunimin e mbrojtjes me Spanjën, që është gjithashtu anëtare e NATO-s, përmes blerjes së një aeroplanmbajtëse të dytë e ndoshta dhe një nëndetëse.

Erdogan gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez tha se Turqia dhe Spanja tashmë kanë bashkëpunuar për ndërtimin e një luftanijeje spanjolle.

“Aeroplanmbajtësja e parë nuk ishte e përmasave të mëdha, ndaj kemi rënë dakord të ndërtojmë një tjetër më të madhe”, tha ai. “Ka shumë gjëra që mund të bëjmë në industrinë e mbrojtjes, duke përfshirë edhe mjetet ajrore pa pilot, të armatosura ose jo”, u shpreh presidenti turk.

Kurse Dendias u shpreh hapur kundër shtimit të bashkëpunimit ushtarake mes Madridit e Ankarasë dhe kujtoi se anëtarët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mos eksportojnë teknologji ushtarake që mund të përdoret “për akte agresive ose destabilizim rajonal”.

Ai tha se Albares ofroi “një pozicion të qartë” se Spanja do të veprojë brenda kuadrit të vendimeve të BE-së. Zhvillimet vijnë në një kohë kur Greqia vetë është duke zbatuar projektin e modernizimit të forcave të saj ajrore dhe marinës së saj me blerje të mëdha nga Franca. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!