Greqia: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, por respektoni minoritetin

schedule18:08 - 11 Nëntor, 2020

schedule 18:08 - 11 Nëntor, 2020

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu edhe njëherë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Mitsotakis nënvizoi mbështetjen për Axhendën e Selanikut, pra në perspektivën Evropiane të rajonit.

“Transformimi i Ballkanit Perëndimor në një zonë paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe prosperiteti është i rëndësishëm si për Greqinë dhe BE.

Sundimi i ligjit, respektimi i të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave, forcimi i institucioneve demokratike si dhe respektimi i marrëveshjeve janë parakushte për procesin e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor” tha ai.

Kryeministri grek theksoi se përmbushja e kritereve të procesit të zgjerimit, duke përfshirë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, është thelbësore.

Referuar situatës së krijuar nga pandemia, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se kriza globale shëndetësore kërkon ndërvarësinë e vendeve në rajon, si me njëri-tjetrin ashtu edhe me BE./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!