Greqia kthen mbrapsht dy automjetet zjarrfikëse të Gjirokastrës në kufi.
Mësohet se mjetet së bashku me efektivët zjarrfikës, janë kthyer mbrapsht në Piëen e Kalimit Kufitar të Kakavijës pa dhenë asnjë shpjegim të veçantë vecse i’u është komunikuar që nuk do te kalonin kufirin.
Zjarrfikësit dropullitë e gjirokastritë, u nisën me kërkesën e kryebashkiakëve respektivë Dhimitraq Toli e Flamur Golemi mëngjesin e sotëm për në Greqi, për t’iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre si pasojë e situatës shumë të rënduar të zjarreve që ka prekur fqinjin jugor.
Burime zyrtare nga reparti zjarrfikës pohojnë se janë në gatishmëri për një urdhër të dytë./abcnews.al