Greqia e ka cilësuar si zhvillim negativ vendimin e gjykatës së Lartë në Tiranë për të lënë në burg fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e himrës në zgjedhjet e 14 majit.
Ministri i Jashtëm grek, Girogios Gerapetritis ka kërkuar nga qeveria shqiptare të sigurojë betimin e menjëhershëm të Belerit si kryetar bashkie, brenda apo jashtë burgut .
“Ne do të vijojmë ta monitorojmë nga afër zhvillimin e kësaj çështjetje dhe do ta ngrejmë në të gjitha forumet nderkombëtare”, ka deklaruar kryediplomati grek për mediat vendase.
“Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e familjes europiane, duhet të respektojë me përpikëri parimet themelore të shtetit të së drejtës”, ka thënë Gerapetritis.
Fredi Beleri, kandidati i bashkë fitojmë për Himarën, u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve vendore për shit-blerje votash./abcnews.al